Shitet mjaltë e falsifikuar në këtë shtet

Evropë

Shitet mjaltë e falsifikuar në këtë shtet

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:38
Foto Ilustrim

Disa nga supermarketet më të mëdha britanike në Mbretërinë e Bashkuar mund të posedojn në raftet e tyre mjaltë të falsifikuar me shurup të lirë sheqeri, shkruan e përditshmja Dailymail.

Testet e kryera në mjaltë të markave Co-op, Tesco, Sainsbury dhe Asda sugjerojnë se ato janë prodhuar me shurup të lirë të bërë nga orizi dhe misri pa dijeninë e shitësve me pakicë.

Nëse analiza e mjaltës del të jetë mjaltë e falsifikuar, e cila përmban shurup të lirë sheqeri, atëherë kjo do të jetë diçka e rëndë për Mbretërinë e Bashkuar që nga skandali i mishit të kalit në vitin 2013.

Britania e Madhe importon 50,000 tonë mjaltë çdo vit, rreth një e treta e saj nga Kina, por bletarët britanikë dhe të BE-së vënë në dyshim se si Kina mund ta prodhojë atë për aq pak para në 1.10 £ një kilogram kur zakonisht kushton të paktën 3.50 £ në Evropë.

‘Ky ndryshim në çmime mund të shpjegohet vetëm me shtimin në shkallë të gjerë të shurupit të sheqerit,’ pohoi Etienne Bruneau, nga Copa-Cogeca, i cili përfaqëson fermerët evropianë.

Trembëdhjetë marka mjalti i’u nënshtruan më shumë se 240 testeve nga FoodQS, një laborator i akredituar në Gjermani.

Ata gjetën nëntë produkte, duke përfshirë Tesco Clear Honey 340g dhe Co-op Clear Honey 454g, që përmbanin, një sheqer që normalisht nuk ndodh natyrshëm në mjaltë dhe është një tregues për falsifikimin e mundshëm të shurupit. Bernd Kampf, drejtori menaxhues i FoodQS, tha: ‘Ne kemi zbuluar në të gjitha mostrat më shumë se një shenjë të falsifikimit, shkruan DailyMail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat