Putin thotë se nuk është i gatshëm ta njohë Biden si President të SHBA-së

Evropë

Putin thotë se nuk është i gatshëm ta njohë Biden si President të SHBA-së

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:56
Biden, Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të njohë fitoren e parashikuar të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden.

Kjo sipas tij, derisa rezultatet të konfirmohen “në një mënyrë legjitime, ligjore” ose derisa fitorja e ish-zëvendëspresidentit amerikan, “të njihet nga pala kundërshtare”.

“Ne do të punojmë me këdo që ka besimin e popullit amerikan”, deklaroi Putin.

“Por ky besim mund t’i jepet vetëm një kandidati, fitorja e të cilit është njohur nga pala kundërshtare, ose pasi rezultatet të konfirmohen në një mënyrë legjitime, ligjore”.

Këto komente, Vladimir Putin, i bëri gjatë vërejtjeve që jepte në televizionin shtetëror rus, të dielën.

Putini thuhet gjithashtu se pretendoi se vonesa, të cilën ai e quajti “një formalitet”, nuk do të dëmtonte marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Moskës sepse “nuk ka asgjë për të dëmtuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat