Suedia ndalon shitjen e alkoolit natën

Evropë

Suedia ndalon shitjen e alkoolit natën

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Suedia ka ndaluar shitjen e alkoolit pas orës 22:00 në kafene, restorante dhe klube të natës, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria suedeze ka thënë se lokalet me leje për të shërbyer alkoolin duhet të mbyllen para orës 22:00, teksa i ka përshkruar si ambiente me rrezik të lartë për ta përhapur virusin.

Megjithatë, shumë lokale janë mbyllur përkohësisht dhe janë hapur përsëri pas orës 22:00, duke shërbyer vetëm pije joalkoolike.

Në fillim të javës, qeveria e Suedisë ka miratuar masat më të ashpra deri më tani. Nga 24 nëntori, për katër javë, do të ndalohen tubimet publike me më shumë se tetë persona. Shteti skandinav ka konfirmuar 208 mijë raste dhe 6 mijë e 400 të vdekur nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat