Media serbe: Blinken sekretar i shtetit është lajm i mirë për Serbinë

Evropë

Media serbe: Blinken sekretar i shtetit është lajm i mirë për Serbinë

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:22
Aleksandar Vuçiq, Anthony Blinken

Sekretari i ri i Shtetit i SHBA mund të jetë Anthony Blinken, kanë bërë të ditur mediat amerikane. Portali beogradas B92 është ngutur që të bëjë të ditur se ai është një bashkëbisedues i njohur i presidentit serb.

Në fakt, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me Blinkeni në disa raste, shkruan B92-shi, duke e dëshmuar këtë edhe me botimin e një numri fotografish të kryetarit serb Vuçiq me sekretarin e mundshëm të ardhshëm të shtetit të ShBA-ve. 

Nëse Presidenti i sapozgjedhur i SHBA Joe Biden emëron Blinkenin sekretar të shtetit, i cili në fakt është ministri i punëve të jashtme në administratën e ShBa-ve, do të ishte një lajm i mirë për Serbinë, sepse Vuçiqi ka marrëdhënie të mira me Blinkeni, dhe kështu "bashkëpunimi i shkëlqyeshëm" me administratën e re të SHBA do të vazhdojë. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat