Interpol zbulon bunkerin ku pedofili mbante shtatë-vjeçarin, pas bastisjes nga forcat speciale ruse

Evropë

Interpol zbulon bunkerin ku pedofili mbante shtatë-vjeçarin, pas bastisjes nga forcat speciale ruse

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:34
Foto

Disa pamje të tmerrrshme janë publikuar se fundmi, të bodrumit ku një pedofili dyshuar mbante një djalë shtatë-vjeçar, i çliruar së fundmi nga autoritetet ne Rusi.

Fëmija ishte duke u kthyer në shtëpi kur u rrëmbye nga Dmitry Kopylov, 26 vjeç, i cili raportohet se ka abuzuar seksualisht me viktimën.

Fatmirësisht djali u shpëtua dhe u bashkua me prindërit e tij pas një këmbimi informacioni mes Interpol, strukturave të inteligjencës në Perëndim dhe Rusisë.

Forcat speciale ruse u detyruan të thyenin një derë çeliku për të hyrë në vendin e fshehtë.

Djali ishte lumturuar kur oficerët hynë por më vonë nisi të qante.

Kopylov ishte zbuluar nga autoritete perëndimore kur mburrej për pengmarrjen e djalit, në forume të ‘rrjeteve të errëta’ në internet.

Në pamje tregohet bodrumi i ulët me mure të zhveshur nga fëmija ishte burgosur.

Bunkeri i nëndheshëm i izoluar nga zëri, kishte një krevat në stil burgu dhe një ngohëse. Ai ishte i fshehur nën shtëpinë e Kopylov në Makarikha, në rajonin Vladimir rreth 185 milje larg Moskës.

Kur policët e armatosur bastisën ndërtesën, i dyshuari ishte i ulur në divan me djalin.

Në pamje tregohet Kopylov i kapur nga oficerët e forcave speciale.

Mediat lokale thonin se i dyshuari i kishte bërë “lavazh truri” të voglit.

Kur policët bastisën vendin dhe një prej tyre e mbante djalin ën krahë, ai i kritikoi që thyen dritaren.

Kur u pyet nëse dëshironte të kthehej këtu më vonë, i vogli tha: “Nëse dëshironi të kthehem, do të kthehem. Por është më mirë të mos e bëj”.

Një kërkim i gjerë me mijëra policë e ushtarë u krye për gjetjne e djalit. Kishte frika të shumta se mudn të ishte vrarë, por prindërit e tij shpresonin gjithmonë për më të mirën.

Gazetari i TV Zvezda, Alexey Kazannikov e krahasonte skenën me librin e 1963 “Koleksionisti” nga autori britanik John Fowles ku një i ri psikotik merr peng një studente arti.

Kolonelja e forcave speciale Irina Volk, tha se informacionet mbi djalin kishin ardhur nga “kolegët e huaj mes kanaleve të Interpol”.

Besohet se specialistët e SHBA kishin luajtur rolin kryesor në zbulimin e identitetit të pedofilit.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock tha: “Një djalë i vogël është rikthyer aty ku e ka vendin, me familjen e tij, falë specialistëve të dedikuar dhe veprimit të shpejtë të autoriteteve në botë”.

Por ai paralajëmroi: “Megjithse jemi të lumtur për fundin pozitiv të ngjarjes, shumë fëmijë të tjerë janë ende në pritje të shpëtimit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat