Karantinohet edhe Mbreti Felipe i Spanjës

Evropë

Karantinohet edhe Mbreti Felipe i Spanjës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:15
Mbreti i Spanjës Felipe

Mbreti i Spanjës Felipe i Gjashtë futet në karantinë pas kontaktit me një person që kishte rezultuar pozitiv në testin e Covid-19

Për shkak të karantinimit 10-ditor, mbreti ka anulluar çdo aktivitet, njoftojnë nga zyra e shtypit e Mbretërisë Spanjolle. Ndërsa mbretëresha Letizia dhe princeshat Leonor dhe Sofia do të vijojnë normalisht rutinën e tyre.

Spanja është një nga vendet më të goditura nga Koronavirusi në Europë me rreth 1.6 milion infektime dhe mbi 43 mijë viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat