Krerët e shtetit gjerman dakordohen mbi një plan për të kufizuar festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Evropë

Krerët e shtetit gjerman dakordohen mbi një plan për të kufizuar festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:23
Foto

Kryeministrat shtetërorë të Gjermanisë kanë rënë dakord mbi një projekt-propozim për të ndalur festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri përpara një takimi t me kancelaren gjermane Angela Merkel të mërkurën.

Propozimi përfshin sugjerimin që deri në 10 njerëz mund të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri së bashku – megjithëse fëmijët deri në moshën 14 vjeçare janë të përjashtuar nga ky vendim, njoftoi n-tv, përcjell CNN.

Masat e propozuara do të jenë efektive nga 23 dhjetori deri më 1 janar.

Kryeministrat e shtetit janë të vendosur gjithashtu të ndalojnë fishekzjarret në zonat publike të njohura në prag të Vitit të Ri për të shmangur formimin e turmave të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat