Anglia shkurton periudhën e karantinës për udhëtarët në pesë ditë

Evropë

Anglia shkurton periudhën e karantinës për udhëtarët në pesë ditë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Që nga 15 dhjetori, udhëtarët që mbërrijnë në Angli do të duhet të vetizolohen vetëm pesë ditë në vend të karantinës dy javore – kjo sipas një strategjie të re testimi të njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas rregullave të reja, të gjithë arritjet ndërkombëtare nga destinacionet që mungojnë në listën e korridoreve të udhëtimit të Anglisë do të kenë mundësinë të testohen për COVID-19 pasi të kryejnë karantinën pesë ditore, shkruan CNN.

Ata që marrin një rezultat negativ do të lirohen nga karantina por duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat për COVID-19.

Skema e “provës dhe lëshimit” kërkon që pasagjerët që mbërrijnë në Angli me aeroplan, traget ose tren të rezervojnë dhe të paguajnë vetë për testim.

“Strategjia jonë e re e testimit do të na lejojë të udhëtojmë më lirshëm, të shohim të dashurit dhe të drejtojmë biznes ndërkombëtar,” thotë Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps.

“Duke u dhënë njerëzve zgjedhjen për t’u testuar në ditën e pestë, ne gjithashtu po mbështesim industrinë e udhëtimeve ndërsa ajo vazhdon të rindërtohet nga pandemia.”

Karantina e detyrueshme dy-javore në Angli hyri në fuqi më 8 qershor dhe u kritikua shumë nga sektori i udhëtimeve, pasi kjo u pa si një pengesë për turizmin dhe për britanikët që dëshironin të bënin një pushim jashtë shtetit.

Këto rregulla më pas u zbutën për ata që mbërrinin në Angli nga destinacione të miratuara, por kjo listë ndryshon çdo javë dhe udhëtarëve nga vendet që nuk konsiderohen “të gjelbërta” u kërkohet të mbajnë karantinën dy-javore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat