Profesori kritikon Dritanin: Nuk mund të ndryshohet drejtimi ideologjik i partive pro-serbe në Mal të Zi

Evropë

Profesori kritikon Dritanin: Nuk mund të ndryshohet drejtimi ideologjik i partive pro-serbe në Mal të Zi

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:15
Dritan Abazoviqi

Dritan Abazoviqi ka marrë kritika nga profesori i tij sarajevas, Nerzuk Qurak, i cili ka shfaqur shqetësim për depërtimin e teokracisë në sferën laike në Mal të Zi.

"Depërtimi i teokracisë në sferën laike të malazeze është shqetësues. Nga sferat teokratike, në rajonin tonë, vetëm nga autsajderët në bashkësitë fetare mund të dëgjoni mëshirë, ndjeshmëri, fe që kuptohet si pjesë e kulturës së paqes", tha Qurak në televizionin malazez Antena M.

Kur bëhet fjalë për veprimet dhe ndikimin e lëvizjes qytetare URA dhe udhëheqësit të saj Dritan Abazoviq, Qurak beson se kjo strukturë politike me një numër relativisht të vogël deputetësh vështirë se mund të ndryshojë drejtimin ideologjik të partive pro-serbe në Malin e Zi.

"E dini, ka kuptim të mendosh se rruga për në ferr është shtruar me qëllime të mira. Dikush në një moment, veçanërisht kur është i ri, mund të mendojë se janë krijuar kushtet për transformimin e ideologjive politike regresive në ato paqeruajtëse dhe se një strukturë politike, siç është URA, mund të jetë një urë që do të lidhë ideologjitë e kundërta dhe do t'i mundësojë Malit të Zi të shkojë përpara", thotë Qurak dhe thekson se një mendim i tillë është shumë naiv.

"Është kaq naive. Të gjitha ngjarjet pas zgjedhjeve në Malin e Zi sugjerojnë që një strukturë politike me një numër relativisht të vogël deputetësh vështirë se mund të ndryshojë drejtimin ideologjik të partive pro-serbe në Malin e Zi, përfaqësuesit e të cilave paraqesin floskula që nuk i lënë të qetë politikanët sovranistë, pro-malazezë, në kuptimin që ata besojnë se janë krijuar kushtet që Mali i Zi të mos jetë më në diskutim. Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht nuk janë në diskutim, por çfarë do të thotë nëse nuk keni përmbajtje që konfirmon subjektivitetin ligjor ndërkombëtar. Sinqerisht, unë do të doja më shumë që Mali i Zi të mos ia dalë ta formojë qeverinë dhe shkojë në zgjedhje të reja," tha Qurak.

Ai megjithatë ka thënë se, gjatë studimeve të tij në Sarajevë, Abazoviqi i përkufizoi qartë ngjarjet në Srebrenica si gjenocid

"Nuk mund të them asgjë të keqe për Dritanin nga përvoja ime prej profesori dhe punës me të, sepse ka qenë student i shkëlqyeshëm. Deri sa studionte në interepretimet e tij nuk ka pasur kurrëfarë dyshimi se cili është qëndrimi i tij ndaj krimeve në masë në Srebrenicë. Ai e ka përkufizuar qartë si gjenocid", ka thënë profesori Qurak.

"Turpi më i madh është që vendi ku u krye gjenocidi nuk e njeh gjenocidin," tha Qurak, duke shtuar se, derisa kjo të ndryshojë, BeH-ja nuk mund të presë që të afrohet me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat