Masat kundër COVID-19 do të vlejnë edhe gjatë festave të fundvitit, qeveria belge i shkruan Babagjyshit: Mbaj distancën, pastroj duart dhe bartë maskë

Evropë

Masat kundër COVID-19 do të vlejnë edhe gjatë festave të fundvitit, qeveria belge i shkruan Babagjyshit: Mbaj distancën, pastroj duart dhe bartë maskë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Masat e rrepta mbrojtëse në mbarë Evropën kanë bërë që qeveritë e shumë vendeve të japin udhëzime të gjithëve që veshin rrobat e Babagjyshit – duke ju kërkuar të mbajnë distancën dhe të bartin maskë, shkruan Reuters.

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po mundohen t’ju mundësojnë qytetarëve që në rrethin e ngushtë familjarë të presin Krishtlindjet, dhe të zbusin masat mbrojtëse duke u mundësuar që deri në pesë persona të mund të mblidhen në ambiente familjare për Krishtlindje.

Shumica e këtyre vendeve do të zbulojnë planet gjatë kësaj jave dhe po mendojnë në të njëjtën mënyrë – që do të thotë të kufizojnë numrin e njerëzve në tubimet familjare – derisa disa festivale janë anuluar siç është tregu i Krishtlindjeve në Gjermani apo parada në Spanjë.

Kryeministri belg Alexander de Kro është i brengosur për valën e tretë që mund të pasojë, pasi që vala e dytë ka filluar të dobësohet.

“Ose do ta ndalim valën e tretë për Krishtlindje, ose vala e tretë do të fillojë atë ditë”, ka shtuar de Kro, që planifikon të festoj Krishtlindjet me gruan dhe dy fëmijët.

Qeveria belge madje ka përpiluar një doracak për Babagjyshin, që tradicionalisht fillon t’ju shpërndajë dhurata fëmijëve më 6 dhjetor.

“Babagjysh, mbaj distancën, pastroj duart rregullisht dhe bartë maskë kur është e nevojshme”, thuhet në kumtesën e qeverisë belge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat