​Austria raporton numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

Evropë

​Austria raporton numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Austria raportoi sot një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orë - deri në 118. 

Gjatë së njëjtës periudhë, u regjistruan 4.377 raste të reja të infeksionit me koronavirus, që është një rënie e konsiderueshme krahasuar me dhjetë ditët e fundit, por numri i vdekjeve është rekord.

Austria ka pasur më shumë se 6.000 infeksione të reja në dy javët e fundit dhe rënia aktuale tregon se masat kufizuese kanë filluar të hyjnë në fuqi.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka filluar përgatitjen e një plani për një vaksinim gjithëpërfshirës kundër koronavirusit.

Në ditët e kaluara, u porositën pajisjet e nevojshme për vaksinim, në vlerën e dy milionë eurove, ndër të cilat ka shiringa në vlerë prej rreth 430.000 euro, shkruan e përjavshmja Profil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat