Rekord i zi në Serbi, humbin jetën 37 persona nga COVID-19 – 6.842 raste të reja në 24 orët e fundit

Evropë

Rekord i zi në Serbi, humbin jetën 37 persona nga COVID-19 – 6.842 raste të reja në 24 orët e fundit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 6.842 raste të reja me COVID-19, derisa 37 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Pas testimi të 19.301 mostrave të marra gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se mbi 6 mijë raste kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu është bërë e ditur se 729 persona janë hospitalizuar, derisa në respiratorë aktualisht janë 225 pacientë.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi, dita ditës po rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat