Burri në Rusi merr peng 6 fëmijët e tij, kërcënon se do t’i vras nëse s’i kthehet gruaja

Evropë

Burri në Rusi merr peng 6 fëmijët e tij, kërcënon se do t’i vras nëse s’i kthehet gruaja

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:47
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi sot, ku një burrë pas një grindjeje me gruan e tij ka marrë 6 fëmijët e tyre peng. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ruse, ku sipas tyre gruaja që kishte bërë denoncimin në polici kishte frikë se mos u ndodhte gjë fëmijëve të saj.

Pas denoncimit, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke rrethuar banesën.

Ndërkohë që thirrjet për dorëzim burri nuk i ka marrë parasysh, por ka kërkuar që gruaja të shkojë në banesën e tyre ose ai do t’i vrasë të gjithë fëmijët. Mediat ruse bëjnë të ditur se nga fëmijët e rrëmbyer më i vogli është vetëm 3 vjeç, ndërsa më i madh 15 vjeç.

 “Më 24 Nëntor 2020 në 12:12, policia e Kolpino mori një telefonatë nga një grua, e cila tha se burri i saj e kishte dëbuar atë nga shtëpia, dhe se po mbante peng gjashtë fëmijët e tyre brenda shtëpisë “, thuhet në njoftimin policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat