Merkel: Masa shtesë në zonat me shkallë të lartë infektimi

Evropë

Merkel: Masa shtesë në zonat me shkallë të lartë infektimi

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:59
Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ofroi sot mbështetjen e saj për masat antiCOVID-19 të propozuara nga 16 landet e Gjermanisë, me qëllim frenimin e pandemisë, ndërsa propozoi edhe kufizimin e kontakteve shoqërore, sipas burimeve.

“Qeveria federale do të paraqesë masa shtesë në zonat ku ka shkallë të lartë të infektimeve”, theksoi ajo gjatë një takimi me deputetët e CDU-së.

Kancelarja vuri në dukje se gjermanët po kërkojnë qartësi në festimet tradicionale të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas legjislacionit përkatës, vendimet për masa të tilla mund të merren vetëm për periudha katërjavore, që do të thotë se një vendim i mëtejshëm do të jetë i nevojshëm për të mbuluar periudhën e pushimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat