Evropa duhet t’i kundërvihet sjelljes anti-demokratike të Hungarisë dhe Polonisë

Evropë

Evropa duhet t’i kundërvihet sjelljes anti-demokratike të Hungarisë dhe Polonisë

Nga: George Soros Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:32
George Soros

Hungaria dhe Polonia, kanë vendosur veton kundër buxhetit 7-vjeçar të Bashkimit Evropian prej 1.15 trilionë euro, dhe kundër fondit evropian të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh. Edhe pse të që dyja vendet janë përfituesit më të mëdhenj të buxhetit evropian, qeveritë e tyre janë kundër kushtëzimit të dhënies së këtyre fondeve me respektimin e sundimit të ligjit, të cilën BE-ja e miratuar me urdhër të Parlamentit Evropian.

Budapesti dhe Varshava, e dinë që po e shkelin shtetin ligjor në mënyra skandaloze në vendin e tyre, ndaj nuk duan të paguajnë kostot e kësaj sjellje. Ky ishte gjithashtu një hap i paprecedent, pasi vjen në një moment kur Evropa po vuan nga një valë e rrezikshme e rasteve me Covid-19.

Akti krijoi konfuzion tek përfaqësuesit e vendeve të tjera të BE-së. Por kur tronditja fillestare kaloi, një analizë më e afërt zbuloi se ekziston një mënyrë veprimi kundër vetos. Rregullat

e sundimit të së shtetit të së drejtës janë miratuar tashmë. Dhe në rast se nuk ka një marrëveshje për një buxhet të ri, buxheti i vjetër, që skadon në fund të këtij viti, zgjatet automatikisht edhe për 1 vit.

Por Hungaria dhe Polonia, nuk do të përfitonin asgjë nga ky buxhet, pasi qeveritë e tyre po shkelin shtetin e ligjit. Po kështu, fondi i rimëkëmbjes, mund të vihet në zbatim duke përdorur një procedurë të zgjeruar bashkëpunimi, siç ka propozuar Guy Verhofstadt.

Nëse BE ndjek në këtë rrugë, vetoja Orban–Kaczyński mund të anashkalohet.

Çështja është nëse BE, me kancelaren gjermane Angela Merkel që ndoshta mund ta udhëheqë këtë proces, do të arrijë të gjejë konsensusin e anëtarëve të tjerë. Unë jam një mbështetës i përkushtuar i BE-së si një model i një shoqërie të hapur të ndërtuar mbi shtetin e së drejtës.

Duke qenë me origjinë hebraiko-hungareze, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Hungari, ku kam qenë aktiv si filantrop për më shumë se 30 vjet. Orbán ka ndërtuar në atë vend një sistem kleptokratik për ta grabitur vendin.

Shuma e parave me të cilën ai ka pasuruar familjen dhe miqtë e tij është e vështirë të vlerësohet, por shumë prej tyre janë bërë jashtëzakonisht të pasur. Orbán po e përdor tani valën e re të Covid-19 për të ndryshuar Kushtetutën Hungareze dhe ligjin zgjedhor, për ta shpallur vetën kryeministër të përjetshëm, por me mjete kushtetuese.

Kjo është një tragjedi për popullin hungarez. Më lejoni t’u jap disa shembuj se si Orbán e ka grabitur popullin hungarez. Ai ka transferuar shuma të mëdha parash publike tek një numër fondacionesh private, që kontrollohen indirekt prej tij.

Përmes një një hileje të zgjuar kushtetuese, Orbán po i heq këto asete nga pronësia publike. Do të duhej një shumicë prej dy të tretash në parlament, që ato t’i rikthehen popullit hungarez. Dhe po flas për një shumë që shkon në afro 2.8 miliardë dollarë.

Në një seri transaksionesh mashtruese, kompanitë private afër Orbán blenë mbi 16.000 ventilatorë në emër të Hungarisë për një shumë prej gati 1 miliardë dollarësh, duke e tejkaluar shumë numrin e shtretërve të kujdesit intensiv dhe personelit mjekësor, që mund t’i vërë ato në punë.

Një analizë e të dhënave mbi tregtinë ndërkombëtare, tregon se Hungaria ka paguar më shumë në BE për ventilatorët e blerë nga Kina, duke paguar në një rast mbi 50 herë më shumë se Gjermania. Një nga këto kompani, siguroi gjithashtu një porosi nga Sllovenia, kryeministri i së cilës, Janez Janša, është një aleat i ngushtë politik i Orbanit.

Edhe kontrata e fundit për blerjen e vaksinës ruse, që do ta bëjë Hungarinë vendin e parë evropian që e përdor atë, meriton të hetohet. Në të njëjtën kohë, Orbán po synon të shmangë përgjegjësinë për këto veprime, duke marrë hapa për të parandaluar përsëritjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, kur partia e tij Fidesz e humbi kontrollin e Budapestit dhe qyteteve të tjera të mëdha.

Ai po tenton ta privojë bashkinë e Budapestit nga burimet financiare, duke vënë veton ndaj kërkesës së autoriteteve lokale për të marrë hua para nga Banka Evropiane e Investimeve, me synim blerjen e pajisjeve të reja të transporti të publik, të përshtatshme për distancimin social. Budapesti po vuan tani një mungesë prej 290 milion dollarësh në buxhetin e tij për vitin 2021. Kushte të ngjashme dominojnë në qytete të tjera, me qeveritë lokale që nuk kontrollohen nga Fidesz. Partitë opozitare në Hungari, po përpiqen me guxim ta sfidojnë Orbán duke formuar një listë të përbashkët kandidatësh për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2022.

Por shanset e tyre për sukses janë të kufizuara, pasi Orbán mund të ndryshojë rregullat e lojës, siç ka bërë tashmë disa herë. Ai po planifikon që t’i prezantojë ndryshimet e fundit në ligjin zgjedhor pikërisht në kulmin e pandemisë, kur Budapesti është nën shtetrrethim, dhe kur rrugëve po patrullon ushtria. / Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat