Bashkëpunëtorja e dikurshme godet Abazoviqin: Vogëlushi ka dashur të bëhet i rëndësishëm

Evropë

Bashkëpunëtorja e dikurshme godet Abazoviqin: Vogëlushi ka dashur të bëhet i rëndësishëm

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:27
Maya Berisha

Pas deklaratave të drejtuesve të Lëvizjes qytetare URA se lideri i tyre Dritan Abazoviq kërcënohet nga një klan rajonal, në Facebook u shfaq ish-bashkëpunëtorja e Abazoviqit Radica Maya Berisha, e cila është larguar nga URA para zgjedhjeve për shkak të paralajmërimit të Abazoviqit se do të formonte një koalicion me Frontin Demokratik (proserb).

Berisha shkruan se Dritan Abazoviqi duhej të kishte dhënë dorëheqjen kur Draginja Stankoviq (SDP) dha dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve, kur partia e tij Lëvizja qytetare URA fitoi 5.2 përqind vota të mjerueshme, duke rënë nga 7.8 përqind, siç kishin në gusht, tri ditë para deklaratës së tij për koalicionin me FD-në. 
"Por vogëlushi donte të ishte i rëndësishëm dhe tani, si të thuash, është kërcënuar, dhe kjo është shkatërruese, sepse kjo flet se sa takt i mençur politik në të vërtetë i mungon kësaj partie," shkroi ajo.

Berisha u largua nga URA në gusht, edhe pse ishte në listën e kandidatëve për deputetë të lëvizjes "E bardhë në të zezën". 

"Të negocioj me ata që do të thernin fëmijën tim nesër. Kurrë. Jam lodhur nga lëkundjet e URA-s. DPS-ja së paku u pastrua nga çetnikët. Thjesht për ta zbutur pak atë malazezësi. Dhe nëse kthehemi në tryezë me çetnikët, mos prisni mbështetje nga unë", ka shkruar Berisha atë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat