Vulin i shqetësuar: Hapësira publike në Serbi e ndotur, po përgatitet likuidimi i Vuçiqit

Evropë

Vulin i shqetësuar: Hapësira publike në Serbi e ndotur, po përgatitet likuidimi i Vuçiqit

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:00
Aleksandar Vulin e Aleksandar Vuçiqi

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe kryetar i Lëvizjes socialiste, Aleksandar Vulin, thanë sot se, gjithnjë derisa Serbia të ketë një ligj sipas të cilit çdo profil në rrjetin social duhet të mbahet nën emrin e pronarit të tij dhe postimet "e sëmura" në Twitter nuk dënohen si vepra penale, ekziston "hapësira ​​publike e ndotur" që shërben për të përgatitur dhe justifikuar likuidimin e Aleksandar Vuçiqit dhe familjes së tij, deklaroi Vulin në një kumtesë nga Lëvizja Socialiste.

- Kur llumi nga rrjetet sociale shkruan për djalin trevjeçar të Aleksandër Vuçiqit se është "derrkuc" asnjë OJQ nuk reagon, Gjilasi nuk bërtet para kamerës, Jeremiqi nuk qan me gruan, dhe askush nuk na pyet për të ditur emrin e mbeturinave që i shkruajn këto, thokson Vulin duke komentuar, siç shprehet ai, sulmet e reja ndaj familjes së kryetarit Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat