Erdogan: Vaksina turke anticovid-19 në shërbim të njerëzimit

Evropë

Erdogan: Vaksina turke anticovid-19 në shërbim të njerëzimit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:34
Erdogan

Turqia synon të prodhojë vaksinën e saj kundër Covid-19 dhe ta verë në dispozicion që në muajin prill.

“Vaksina do të shpërndahet brenda dhe jashtë Turqisë’’, njoftoi presidenti turk Recep Tajip Erdogan duke folur me grupin parlamentar të AKP-së.

“Vaksinën tonë që e zhvillojmë shpresojmë ta ofrojmë në shërbim të mbarë njerëzimit në kushtet më të përshtatshme’’, theksoi ai.

“Ne po fillojmë një mobilizim të ri të investimeve, prodhimit, eksportit dhe punësimit në ekonomi. Pas bisedimeve të buxhetit ne do të zbatojmë një nga një reformat gjithëpërfshirëse në këtë drejtim’”, deklaroi Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat