Sulmi ndaj Merkeli kishte një porosi, ja çfarë shkruan në makinën që goditi portën e zyrës së saj

Evropë

Sulmi ndaj Merkeli kishte një porosi, ja çfarë shkruan në makinën që goditi portën e zyrës së saj

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:32
Policia heton ngjarjen

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, një automjet është përplasur në derën e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel të mërkurën, njofton agjencia britanike Reuters.

Deri më tani nuk ka raportime për lëndime.

Në fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, mund të shihet se në makinë jan shkruar me ngjyrw mesazhe me përmbajtjen vijuese: "Vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve" dhe "Stop politikës së globalizimit".

- Kolegët janë aktualisht në vendin e ngjarjes, në zyrën e kancelares, së bashku me policinë federale. Është një makinë përpara derës së ndërtesës - po hetojmë nëse shoferi, i cili u ndalua, po e drejtonte atë. Së shpejti do të dalim në publik me më shumë informacion - njoftoi policia e Berlinit në Twitter.

Merkel është planifikuar të drejtojë një konferencë me video të mërkurën në mëngjes nga krerët e provincave gjermane për të diskutuar masat e reja të mundshme kufizuese në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat