​Berlini lehtëson kufizimet për Krishtlindje

Evropë

​Berlini lehtëson kufizimet për Krishtlindje

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:43
Berlini

Kufizimet kundër COVID-19 do të lehtësohen në Gjermani gjatë festës së Krishtlindjes deri në fund të dhjetorit.

Ky lajm bazohet sipas burime qeveritare, që cituan detaje nga një takim i krerëve të qeverisë federale dhe landeve.

“Nga 23 dhjetori deri më 1 janar, takimet e rrethit më të ngushtë familjar ose të miqve do të lejohen deri në 10 persona, me fëmijë deri në moshën 14 vjeç të pa llogaritur në këtë masë”, thanë burimet pranë negociatave.

Qeveritë federale dhe shtetërore ranë gjithashtu dakord për të ndaluar fishekzjarrët në sheshet e mëdha publike në prag të Vitit të Ri dhe do të rekomandojnë shmangien e plotë të përdorimit të tyre gjatë kremtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat