Acarohen raportet/ Greqia bashkon ushtrinë me një tjetër shtet për tu përballur me Turqinë

Evropë

Acarohen raportet/ Greqia bashkon ushtrinë me një tjetër shtet për tu përballur me Turqinë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Greqia

Greqia dhe Egjipti janë duke u përgatitur për zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake mes dy ushtrive të tyre si një kundërpërgjigje ndaj presionit të Turqisë në rajonin e Mesdheut.

Mediat greke raportojnë se stërvitja e madhe lidhet pikërisht me përballimin e problemeve të shkaktuara nga Turqia në rajon duke bërë të domosdoshëm një bashkëpunim të tillë.

Stërvitja e quajtur “Medusa” ishte planifikuar për në verë, por u shty për shkak të situatës me koronavirusin.

Pritet që në ditët në vijim të zhvillohen takime të niveleve të larta mes krerëve të Greqisë dhe Egjiptit.

Këto të fundit e shohin Turqinë si rivale në rajon.

Egjipti ka probleme me Turqinë për shkak se Presidenti Erdogan mbështet partinë islamiste Mursit, e cila u rrëzua pas protestave popullore disa vite më parë. Ndërkohë, rivaliteti mes Greqisë dhe Turqisë në rajon është i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat