Gjigandi rus i naftës njofton fillimin e projektit të gjerë Arktik

Evropë

Gjigandi rus i naftës njofton fillimin e projektit të gjerë Arktik

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:57
Foto

Gjigandi rus i naftës Rosneft njoftoi të mërkurën fillimin e operacioneve për projektin e tij gjigand të naftës Vostok në Arktik, pjesë e planit strategjik të energjisë të vendit i cili është kritikuar nga ambientalistët, raporton France24.

"Me shumë kënaqësi ju informoj për fillimin e zbatimit praktik të projektit," i tha shefi ekzekutiv i Rosneft Igor Sechin Presidentit Vladimir Putin në një takim në Moskë.

Ai falënderoi Putinin, me të cilin ka marrëdhënie të ngushta, për miratimin e një ligji që lehtëson investimet ruse në Arktik.

"Puna e kërkimit tani është duke u zhvilluar, në përputhje me orarin tonë," tha Sechin, duke shtuar se puna e projektimit për një tubacion nafte 770 kilometra dhe një port ishte përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat