Rusia lëshon raketën me 10 mijë km/orë, shkatërron objektivin në një largësi 450 kilometra, pamjet

Evropë

Rusia lëshon raketën me 10 mijë km/orë, shkatërron objektivin në një largësi 450 kilometra, pamjet

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:30
Pamje nga video

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ushtria ka testuar me sukses për herë të tretë gjatë këtij viti raketën “Tsirkon”.

Ashtu si dy provat e mëparshme, njëra prej të cilave më 7 tetor, në ditën e lindjes së Presidenti Vladimir Putin, një fregatë e Marinës ruse lëshoi raketën, e cila goditi objektivin e saj në ujërat ruse në veriperëndim të vendit.

Në videon 20 sekonda të publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregohet momenti i lëshimit të raketës gjatë natës nga fregata “Admiral Gorshkov”.


Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se “Tsirkon” arriti një shpejtësi prej 10 mijë kilometrash në orë dhe shkatërroi objektivin në një largësi prej 450 kilometrash në Detin Barents.

Në fillim të këtij viti, në testin e parë, kjo raketë u lëshua nga Deti Barents drejt një objektivi në malet Urale, në një largësi prej 500 kilometrash. Putin është shprehur më herët se raketa hipersonike mund të godasë objektivat në ujë dhe në tokë, në një largësi më shumë se një mijë kilometra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat