Intelektualët malazezë kritikojnë ashpër kabinetin e propozuar të Zdravko Krivokapiqit

Evropë

Intelektualët malazezë kritikojnë ashpër kabinetin e propozuar të Zdravko Krivokapiqit

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 10:15
Zdravko Krivokapiq e Dritan Abazoviq

Një ditë para se mandatari Zdravko Krivokapiq të paraqesë zyrtarisht kabinetin e tij, 150 intelektualë dhe punëtorë kulturorë malazezë i kanë dërguar një letër të hapur të enjten, duke kritikuar qeverinë e ardhshme.

Nënshkruesit e letrës së hapur deklarojnë se fakti që mandatarin e ka propozur nga Kisha Ortodokse Serbe dhe që ndikimi i saj në formimin e qeverisë është i qartë për shkak të disa zgjedhjeve të kuadrave. Letra gjithashtu pretendon se qeveria e ardhshme është gjithçka tjetër përveç, siç u njoftua, qeveri ekspertësh, reformatore dhe pajtuese.

"Qeveria e mandatarit Zdravko Krivokapiq, e cila u paralajmërua su qeveri ekspertësh, reformistë dhe pajtues, dhe para se të konstituohet, tregon shovinizëm të pashembullt, gjuhë urrejtjeje, mohim të veçorive tradicionale, kulturore dhe kombëtare të Malazezëve", thuhet në letrën e hapur, transmetojnë mediet malazeze.

Zdravko Krivokapiq do të paraqesë kandidatët për ministra në qeverinë që duhet të zgjidhen në seancën e parlamentit malazes të premten në mesditë, më 2 dhjetor.

Siç ishte paralajmëruar më parë, nuk do të ketë politikanë në qeveri, por ata njerëz që Krivokapic i konsideron ekspertë në fushat e tyre dhe që janë kryesisht të afërt me Kishën Ortodokse Serbe.

I vetmi politikan që mund të hyjë në qeveri, nëse merr mbështetjen e partnerëve të tjerë të koalicionit, është Dritan Abazoviqi, pr të cilin Krivokapiqi po planifikon të jetë i vetmi zëvendës kryeministër dhe ministër i mbrojtjes.

Për shumicën e publikut malazes, më e diskutueshme është kandidatura e Vesna Brati, profesore e asociuar në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, për ministre të arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve.

Ajo, për shembull, e ka quajtur "ustash" kolumnistin e njohur kroat, Boris Dezhuloviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat