Serbia pret kataklizmën: Mund të ketë edhe 100.000 të infektuar në ditë?

Evropë

Serbia pret kataklizmën: Mund të ketë edhe 100.000 të infektuar në ditë?

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 10:47
Spital në Serbi

Serbinë e pret kataklizma e virusit korona, sepse sipas disa parashikimeve numri i të infektuarve në ditë, nëse vazhdon me këtë tempo, së shpejti mund të arrijë edhe 10.000, shkruan B92.

Që do të thotë se, shton portali beogradas, është realiste, nëse marrim parasysh rastet asimptomatike, të kemi edhe 100,000 pacientë me koronavirus në Serbi çdo ditë.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Serbi, Marjan Ivanusha, ka deklaruar se situata në Serbi me virusin korona është shumë serioze dhe se vendi ka qenë në mesin e tri vendeve prijëse për sa i përket numrit të njerëzve të sapo infektuar për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Ivanusha specifikoi për TV-në Prva se Gjeorgjia, Andorra, Luksemburgu, Sllovenia, Kroacia dhe Austria janë liderët për sa i përket numrit të pacientëve të rinj krahas Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat