Covid-19, mjekët pediatër japin alarmin: Fëmijët me sëmundje kronike nuk po marrin shërbim

Evropë

Covid-19, mjekët pediatër japin alarmin: Fëmijët me sëmundje kronike nuk po marrin shërbim

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:09
Itali

Urdhri i mjekëve pediatër italianë kanë lëshuar alarmin se pandemia Covid 19 ka reduktuar në 40% shërbimet e tyre pranë qendrave të urgjencës mjekësore.

Vonesa në diagnostikime për patologji të rënda, terapi të ndërprera si dhe reduktim në 40% të shërbimeve në repartet e urgjencës pediatrike janë disa nga konsekuencat deri më sot të shkaktuara nga emergjenca shëndetësore.

Më të prekur janë fëmijët me sëmundje kronike e komplekse që gjatë fazë më akute të pandemisë nuk kanë mundur të kryejnë rregullisht kontrollet mjekësore me konsekuenca negative klinike e psikologjike.

Sipas Institutit Suprem të shëndetit publik në Itali, prej nisjes së pandemisë e deri më sot në grupmoshën nga 0 në 19 vjeç janë 9 fëmijë të cilët kanë humbur jetën të prekur nga Covid 10.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus është deri më sot 149 219 fëmijë e baraz me 12,2 % të numrit të përgjithshëm të kësaj grupmoshe në popullsinë italiane.

Deri më sot Italia ka regjistruar rreth 52 mijë viktima Covid e mbi 1 milionë e gjysmë të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat