Covid-19/ Rritet numri i viktimave dhe ulet i të infektuarve në Itali

Evropë

Covid-19/ Rritet numri i viktimave dhe ulet i të infektuarve në Itali

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:30
Itali

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 827 viktima dhe 28352 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve ka pësuar një ulje sot në krahasim me ditën e djeshme, ku u shënuan 29,003 raste pozitive.

Por numri i viktimave është rritur, pasi dje ishin 822 fataliteteve, ndërsa sot 5 humbje jete më shumë. 35467 arritën që të mposhtin sëmundjen sot në Itali.

Italia vijon që të jetë në masa të forta shtrënguese për të parandaluar një përhapje më të madhe të rasteve dhe fataliteteve sikur ndodhi në mars të këtij viti në fillimin e pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat