Rusia me protestë zyrtare ndaj SHBA-së rreth incidentit detar

Evropë

Rusia me protestë zyrtare ndaj SHBA-së rreth incidentit detar

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate të premten ka bërë të ditur se ka depozituar një protestë zyrtare ndaj SHBA-së rreth një incidenti detar në Detin e Japonisë, për të cilën thotë se ishte një provokim i dizajnuar për të prishur paqen, raporton Reuters.

Rusia pretendon se të martën një anije e saj luftarake kishte kapur dhe dëbuar një shkatërrues amerikan që vepronte ilegalisht në ujërat e saj territoriale në Detin e Japonisë.

Një gjë të tillë e ka moshuar Marina e SHBA-së, duke e akuzuar Moskën për krijimin e pretendimeve të tepërta detare.

Moska ka akuzuar anijen “John McCain” se ka hyrë dy kilometra brenda ujërave territoriale ruse dhe se e ka kërcënuar me shkatërrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat