Turqia e quan “të shkëputur nga realiteti” rezolutën e PE-së për sanksione

Evropë

Turqia e quan “të shkëputur nga realiteti” rezolutën e PE-së për sanksione

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:20
Rexhep Taip Erdogan

Turqia ka hedhur poshtë thirrjen e Parlamentit Evropian për sanksione ndaj Ankarasë shkaku i vizitës së presidentit Rexhep Tajip Erdoan në veriun turk të Qipros.

Zyrtarët turq e quajtën rezolutën jodetyruese të miratuar në PE si “të shkëputur nga realiteti”. Me këtë rezolutë, ligjvënësit nxitën Bashkimin Evropian që “të ndërmarrë masave dhe të vendosë sanksione të ashpra” ndaj Turqisë.

Veprimi e fuqizon iniciativën e Francës për sanksionimin e Ankarasë gjatë samitit të muajit të ardhshëm të BE-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, e denoncoi dokumentin dhe e akuzoi Parlamentin si trup “paragjykues dhe të shkëputur nga realitetet” në Qipro.

Turqia ka përkeqësuar relacionet me Greqinë dhe Qipron, anëtare të BE-së, shkaku i eksploatimit të hidrokarbureve në ujërat e kontestuara lindore të Mesdheut.

Erdogani nxiti zemërim në Qipro, kur vizitoi gjatë këtij muaji Varoshan, ishull ky që ishte i rrethuar dhe i mbyllur që nga viti 1974.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat