COVID “nxjerr në shitje” hotelet spanjolle

Evropë

COVID “nxjerr në shitje” hotelet spanjolle

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:13
Spanjë

Bllokimet për të parandaluar koronavirusin, kanë goditur rëndë ekonominë e Spanjës e cila është shumë e varur nga turizmi.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës, pothuajse një e treta e hoteleve spanjolle janë mbyllur në Tetor.

Krahasuar me muajin Mars, numri i hoteleve për shitje në Spanjë është rritur me 19%. Vetëm në muajin Tetor janë 557 hotele që kanë dalë në shitje.

Të dhënat zyrtare në fillim të kësaj jave, kanë treguar se rezervimet e hoteleve janë deklaruar 83% më të ulëta në muajin e kaluar se e njëjta periudhë e vitit të 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat