Protestuesit anti-kufizime pushtojnë qendrën e Londrës, megjithë paralajmërimet për arrestime

Evropë

Protestuesit anti-kufizime pushtojnë qendrën e Londrës, megjithë paralajmërimet për arrestime

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:28
Foto

Mijëra protestues anti-kufizime zbritën sot në qendër të Londrës megjithë paralajmërimet paraprake të autoriteteve se do të përballen me arrestime.

Demonstruesit dolën në rrugët e kryeqytetit, shumë prej të cilëve pa maska, për të protestuar ndaj masave të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa policia mbajti zotimin e saj duke arrestuar ato që konsideronte si protestues më të rrezikshëm.

Mes të arrestuarve kishte dhe protestues të veshur si Plaku i Vitit të Ri, edhe pse marshimet ishin me pak te dhunshme se ato te nje jave me pare.

Dje shifrat e pandemisë ranë me 21 përqind në Britani, me 521 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat