Ligji që ndalon përdorimin e imazheve të policisë, protesta në Francë

Evropë

Ligji që ndalon përdorimin e imazheve të policisë, protesta në Francë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Francë

Me qindra mijëra njerëz protestuan në Nantes në Francë kundër një ligji të propozuar që synon të frenojë mundësitë e gazetarëve për të shfaqur imazhe të oficerëve të policisë gjatë punës së tyre. Dhjetëra policë ishin të pranishëm, pasi Nantes ka qenë shpesh herë një pikë e nxehtë përplasjeve midis policisë dhe protestuesve.

Projektligji, i cili do ta cilësojë vepër penale qarkullimin e imazheve të oficerëve të policie në rrethana të caktuara, kaloi të martën hapin e parë duke u votuar në dhomën e ulët në Parlamentin e Francës. Projektligji kaloi pavarësisht protestave nga aktivistët e të drejtave dhe gazetarët.

 Kundërshtarët thonë se ligji do të pengonte lirinë e gazetarëve për të raportuar mbi ngjarjet publike dhe do ta bënte më të vështirë përcaktimin e zyrtarëve përgjegjës nëse ata përdorin forcë të tepruar. Mbështetësit thonë se ligji i planifikuar është krijuar për të mbrojtur oficerët dhe familjet e tyre nga të qenurit të kontrolluar në internet dhe të ngacmuar ose sulmuar kur janë jashtë detyrës.

Sipas parashikimit, kushdo që dënohet për qarkullimin e imazhit të një oficeri policie me qëllimin për t'i dëmtuar mund të burgoset për një vit dhe të gjobitet 45,000 euro (53,450 dollarë. Zyra e kryeministrit në një deklaratë tha se qeveria synonte të krijonte një komision të pavarur të ngarkuar me propozimin e një versioni të ri të projekt-ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat