Turqia raporton mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqia raporton mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Turqia ka raportuar 30 mijë e 103 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë turke.

Gjatë 24 orëve të fundit 182 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 13 mijë e 373, shkruan Anadolu.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 3 mijë e 611 persona janë shëruar nga ky virus duke e çuar numrin në 396 mijë e 227 të shëruar.

Numri i pacientëve në gjendje kritike momentalisht qëndron në 4 mijë e 903 pacientë.

“Ushtria jonë shëndetësore është nën një barrë të rëndë. Secili prej nesh është përgjegjës për ndjekjen e masave. Kjo nuk është një zgjedhje personale, por një domosdoshmëri shoqërore,” tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat