Turqia diferencohet në rritje gjatë periudhës së pandemisë

Evropë

Turqia diferencohet në rritje gjatë periudhës së pandemisë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Turqia, me një performancë prej 6,7 për qind rritje në tremujorin e tretë në bazë vjetore, pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), u bë i vetmi vend në mesin e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që shënoi rritje.

Sipas të dhënave të OECD dhe Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK) të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) që shënoi rënie të mprehta në gjysmën e vitit për shkak të kufizimeve të zbatuara në kuadër të luftës kundër pandemisë, në tremujorin e tretë të vitit për shtetet e OECD u llogarit -4,1 për qind.

Në periudhën në fjalë tkurrja ekonomike në Bashkimin Evropian (BE) ka qenë 4,3 për qind, ndërsa në Eurozonë 4,1 për qind.

Në mesin e vendeve të OECD, Norvegjia shënoi rënie prej 0,1 për qind, Koreja e Jugut 1,3, Izraeli 1,4, Lituania 1,7 dhe Polonia 2 për qind.

Nga shtetet e OECD më së shumti rënie ka pësuar Kili me 10,3 për qind, kurse Mbretëria e Bashkuar 9,6 për qind dhe Kolumbia 9,5 për qind.

Nga ana tjetër, në tremujorin e tretë ekonomia amerikane u tkurr për 2,9 për qind dhe e Francës 3,9 për qind. Shkalla e përkohshme e rritjes në Gjermania u llogarit - 4 për qind.

Shenjat e rimëkëmbjes në ekonominë e Turqisë

Ndërkaq, ekonomia e Turqisë në tremujorin e parë të vitit u rrit për 4,5 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë shënoi rënie prej 9,9 për qind për shkak të ndikimit të pandemisë. Në periudhën e tremujorit të tretë, kur u hodhën hapat e normalizimit, ekonomia shënoi rritje prej 6,7 për qind.

Kështu, Turqia u bë i vetmi vend në mesin e vendeve të OECD që shënoi rritje pozitive.

Gjithashtu edhe Kina, që ishte vendi i parë që raportoi raste me COVID-19 dhe nuk është anëtare e OECD, vazhdon rimëkëmbjen pas pandemisë, duke shënuar 4,9 për qind rritje në tremujorin e tretë.

Sipas të dhënave të OECD, normat e njoftuara të rritjes së tremujorit të tretë të disa vendeve dhe grupeve të vendeve janë si në vijim:

Shteti-Grupet e shteteveShkalla e Rritjes (%)

Turqia**6,7

Norvegjia-0,1*

Koreja e Jugut-1,3

Izraeli-1,4

Lituania-1,7

Polonia-2

Sllovakia-2,2*

Holanda-2,5*

Suedia-2,7

Finlanda-2,8

SHBA-2,9

Letonia-3,1

Danimarka-3,4

Franca-3,9

Gjermania-4*

OECD-4,1

BE-4,3

Eurozona-4,4

Kanada-4,6*

Hungaria-4,7

Italia-4,7

Belgjika-5,1*

Austria-5,3

Çekia-5,8

Portugalia-5,8

Japonia-5,9

Meksika-8,6

Spanja-8,7*

Kolumbia-9,5

Mbretëria e Bashkuar-9,6

Kili-10,3

*Vlera e parashikuar ose të dhënat e përkohshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat