Bizneset që nuk rihapen në Francë, restorantet, palestrat dhe bota e cirkut vijojnë të jenë në izolim

Evropë

Bizneset që nuk rihapen në Francë, restorantet, palestrat dhe bota e cirkut vijojnë të jenë në izolim

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Francë

Duket si një kufizimi i cili nuk ka të sosur. Pas të paktën gjysmë viti në izolim dhe masa kufizuese, shfaqja duhet të vijojë ngadalë e sërish ky cirk duhet t’i mbajë dyert të mbyllur. E ndoshta kjo situatë zgjat edhe më shumë ditë. Teksa kinematë dhe teatrot në Francë rihapen në mesin e dhjetorit, ky cirk ofron shfaqje gjatë natës.

Përtej artit edhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllur deri në 20 janar.

Të ndryshur se nuk mund të shprehen në skenë grupi i cirkut bëri disa foto për të shprehur pakënaqësinë e tij.  Sipas tyre është e vështirë të cilësohen nga autoritet aktivitet jo thelbësor.

 “Ne kemi nevojë për artin, ushqen zemrat tona, i  bën njerëzit më të lumtur. Unë nuk mendoj se jemi të parëndësishëm”, tha  Yana Klishch, pjesëtare e cirkut "Imagine".

Pavarësisht situatës këto artiste që vijnë nga Rusia, Ukraina, dhe Argjentina vijojnë të trajnohen.

 “Nuk mund të lejojmë të pushojmë me muaj të tërë, duhet të praktikohemi sepse nëse duam të rikthehemi në skenë nesër duhet të jemi gati të performojmë, prandaj trajnimet janë të rëndësishme. Ne praktikohemi me të gjithë energjinë tonë, por na mërzit fakti që nuk e dimë se kur mund të rihapemi”,  u shpreh më tej Anastasiya Massot, nëndrejtoreshe e cikut "Imagine"

Edhe drejtori i cirkut është këtu për të dhënë kurajo. Ai nuk ka asnjë mundësi veçse të shkurtojë edhe shpenzimet.

 “Një pjesë e stafit duhet të qëndrojë përkohësisht pa punë, artistët morën kompesime nga skema publike  krijuar për ta dhe na u desh të merrnim një hua të garantuar nga shteti për të kursyer para deri në rihapje”, deklaroi David Massot, drejtor i cirkut "Imagine".

"Ndërsa dyqanet jo thelbësore janë lejuar të rihapen, 200 000 restorante, kafene, por edhe palestrat nuk do të lejohen të rinisin. Ata kanë humbur qarkullimin e tyre vjetor. Dhe siç do të shohim tani, edhe për aktivitetet më të vogla situata po përkeqësohet ", tha Guillaume Petit, gazetar i Euronews.

Zbrazëtia mbretëron gjithashtu në palestrën dhe qendrën e vallëzimit të Stéphane Vittorelli. Ky mësues i palestrës u desh ta mbyllte atë në fund të shtatorit pikërisht kur klientët zakonisht vendosin nëse do të regjistroheni apo jo. 

Kjo do të thotë që Stéphane nuk ka të ardhura për momentin. Ai ofron mësim online, por është më shumë për mbajtjen e lidhjeve me klientët e tij, sesa për të bërë para. Dhe kompensimet e financuara nga shteti nuk i mbulojnë humbjet e tij.

Si rezultat, Stéphane nuk ka mundësi të marrë me qira një apartament dhe ai nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të jetojë në këtë dhomë të vendosur brenda qendrës së tij të palestrës.

 "Për gati 10 muaj, unë kam paguar çdo muaj një qira që kushton më shumë se 2000 euro dhe kam punuar vetëm një muaj e gjysmë. Kështu që është shumë e komplikuar për mua, jam përpjekur të flasë në agjensinë shtetërore për të negociuar me pronarin e apartamentit por nuk kam asnjë përgjigje dhe komunikimi duket i pamundur”, tregoi Stéphane Vittorelli, balerin dhe trajner.

Sipas sindikatave, rreth 20% e qendrave të palestrës mund të mos i mbijetojnë bllokimit të dytë dhe për ato më të voglat dhe të izoluara, kjo mund të jetë vetëm një çështje kohe para se të mbyllen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat