Kroacia regjistron 74 të vdekur dhe mbi 1800 raste të reja me coronavirus

Evropë

Kroacia regjistron 74 të vdekur dhe mbi 1800 raste të reja me coronavirus

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, 1,830 raste të reja të infeksionit me coronavirus u regjistruan në Kroaci dhe numri i rasteve aktive është gjithsej 21,457.

Gjithashtu është bërë e ditur se brenda një dite kanë vdekur 74 pacientë, raporton index.hr.

Janë 2,358 pacientë në trajtim spitalor, nga të cilët 255 janë në aparate për frymëmarrje.

Që nga fillimi i epidemisë, një total prej 128,442 raste të infeksionit janë regjistruar në Kroaci.

Theksojmë se 1,786 njerëz ndërruan jetë dhe gjithsej 105,199 njerëz u shëruan, nga të cilët 3,361 në 24 orët e fundit.

Tani janë 46,802 njerëz në vet-izolim. Deri më tani, një total prej 749,346 njerëz janë testuar, nga të cilët 5,027 në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat