Greqi: Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Evropë

Greqi: Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Vijon rënia e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 krahasuar me dy ditët e fundit. Pavarësisht kësaj rënie vijojnë të mbeten të larta shifrat e të infektuarve dhe vdekjet nga Covid 19.

Sipas medieve greke në 24 orët e fundit 85 pacientë kanë humbur jetën dhe 1044 raste të reja janë regjistruar me Covid 19.

Situatë e rënduar është dhe  në spitale ku 600 pacientë ndodhen në intubim. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 105.271 ndërsa ai i vdekjeve në 2406

Autoritetet shëndetësore greke raportojnë se 4.6% e infektimeve kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë dhe 26.7%  kanë ardhur nga raste të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat