Vranë babanë që i përdhunonte prej vitesh/ Fillon gjyqi për tre motrat që u kthyen në kauzë ndërkombëtare

Evropë

Vranë babanë që i përdhunonte prej vitesh/ Fillon gjyqi për tre motrat që u kthyen në kauzë ndërkombëtare

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:31
Kristina, Angelina dhe Maria, tre motra ruse

Ai i trajtonte ato si skllave, i torturonte dhe abuzonte me të seksualisht. Derisa Kristina, Angelina dhe Maria, tre motra ruse, vendosin ti thonë stop dhunës së babait të tyre Mikhail Khachaturyan duke e therur atë në banesën e tyre në periferi të Moskës.

Dy vjet pas krimit, motrat (të moshës 19, 18 dhe 17 në atë kohë) do t’i nënshtrohen një gjykimi i cili pritet të fillojë pas dy ditësh. Akuza që rëndon mbi është ajo e vrasjes me paramendim, ndërsa dënimi që rrezikojnë është deri në 20 vite burg, raporton Ora News.

FAKTET – Ishte 27 korrik 2018 kur Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç, u gjet i vdekur në shkallët e ndërtesës së banesës ku jetonte me vajzat e tij. Në trup u vunë re plagët në qafë dhe gjoks, të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe çekan.

Kristina, Angelina dhe Maria, vajzat e viktimës, arrestohen menjëherë, raporton Ora News.

Dyshohet se viktima paraprakisht helmoi vajzat e tij me një llak të ashpër, duke shkaktuar një krizë astme. Kështu, nga frika për jetën e tyre, të tre vajzat pritën që babai i tyre të binte në gjumë për ta goditur me çekan dhe thikë.

Babai tenton arratisjen por është e padobishme. Ai arrihet në shkallët e banesës, ku edhe gjen vdekjen.

AKUZA – Dëshmitë, ekspertiza e mjekëve dhe psikologëve nuk janë të mjaftueshme për të konfirmuar versionin e vajzave që tregojnë për një makth që zgjati me vite, të përbërë nga dhuna e të gjitha llojeve.

Egërsia e sulmit ndaj babait të tyre, e regjistruar nga kamerat e sigurisë, rëndon mbi to.

“Rasti Khachaturyan” dhe mobilizimi për viktimat e dhunës në familje – Rasti i tre motrave vrasëse pasi ishin viktima të dhunës në familje shkaktoi shumë reagime te qytetarët dhe shoqatat e shoqërisë civile.

Nga Rusia debati  u përhap në të gjithë botën, ndërsa Wikipedia i kushton një faqe në anglisht.

Peticionet nisën në rrjetet sociale, ndërsa rreth 115,000 nënshkruesit dynden në sheshet e Moskës për të kërkuar drejtësi për tre motrat dhe për të gjitha viktimat e dhunës në familje.

Rusia, vetëvrasjet dhe krimet në kontekstin e familjes – Në vitin 2017 në Rusi u miratua një ligj që dekriminalizon krimet e kryera në familje. Dhuna që nuk shkakton “dëmtim të rëndë trupor” dënohet me një gjobë prej rreth 300 euro dhe 15 ditë arrest.

Sipas shoqatës “Anna”, të vendosur kundër dhunës ndaj grave, 9,600 gra vriten në familje çdo vit në Rusi.

Vrasja me paramendim  në Rusi dënohet nga 8 deri në 20 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat