Si kurrë më parë në histori të Turqisë – orë policore çdo natë dhe mbyllje totale gjatë fundjavës

Evropë

Si kurrë më parë në histori të Turqisë – orë policore çdo natë dhe mbyllje totale gjatë fundjavës

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:57
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan njoftoi sonte futjen e masave më rigoroze që nga fillimi i epidemisë për shkak të kërcimit të numrit të infeksioneve të coronavirusit.

Masat përfshijnë shtrirjen e shtetrrethimit për të gjitha netët dhe të gjitha fundjavat, raporton aa.

Pas mbledhjes së qeverisë, Erdogan tha se ora e ndalimit nga nesër do të zgjasë nga ora 21.00 deri në orën 05:00, çdo ditë pune dhe se gjatë fundjavave ndalimi i lëvizjes do të jetë në fuqi nga e premtja në 21:00 deri të hënën në 05:00.

Image

Gjatë periudhave të caktuara të orës policore, do të jenë në gjendje të veprojnë dyqanet e nevojshme të mallrave dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit.

Njerëzit më të vjetër se 65 vjeçare dhe më të vegjël se 20 vjeç, të cilët lejohen të kalojnë vetëm tre orë në ditë jashtë shtëpisë, nuk do të lejohen të përdorin transportin publik dhe maksimumi 30 persona lejohen të marrin pjesë në dasma dhe funerale.

Pas presionit të fortë nga punonjësit shëndetësorë dhe publiku, Turqia përsëri filloi të raportonte numrin e përgjithshëm të testeve pozitive për coronavirusin javën e kaluar, pasi publikoi vetëm numrat e njerëzve të infektuar me simptoma për katër muaj.

Duke ndryshuar metodologjinë, numri i njerëzve të infektuar rishtas u rrit në rreth 30 mijë në një ditë, gjë që e bëri Turqinë një nga vendet më të prekura nga pandemia.

Autoritetet raportuan 31,219 infeksione të reja dhe 188 vdekje gjatë ditës së sotme. Pasi u regjistruan vdekje rekord për tetë ditë rresht, numri i të vdekurve nga efektet e coronavirusit është rritur në 13,746.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat