Ursula von der Leyen: Kufijtë e Schengenit të jenë padepërtueshëm dhe të ruajtur mirë

Evropë

Ursula von der Leyen: Kufijtë e Schengenit të jenë padepërtueshëm dhe të ruajtur mirë

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:16
Ursula von der Leyen

Kufijtë e jashtëm të zonës Shengen duhet të ruhen mirë dhe askush nuk duhet të kalojë kufirin pa u zbuluar, tha të hënën kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Hapësira pa kontrolle të brendshme të kufijve duhet të ketë një kufi të jashtëm plotësisht të sigurt. Askush nuk duhet të kalojë kufirin pa u zbuluar dhe çdo rrezik sigurie duhet të identifikohet dhe kjo vlen njësoj për qytetarët e BE-së dhe shtetasit e vendeve të treta," tha von der Leyen. .

Ajo foli në një forum Shengen ku morën pjesë anëtarë të Parlamentit Evropian dhe ministrat e brendshëm të vendeve anëtare.

Ajo vuri në dukje se kontrollet e brendshme brenda zonës Shengen duhet të jenë masa të përdorura vetëm në raste ekstreme.

Në vitet e fundit, anëtarët gjithnjë e më shumë kanë vendosur kontrolle në kufijtë e brendshëm. Nga 2016 në 2014, kontrolle të tilla u futën vetëm 35 herë, dhe nga 2015, kur shpërtheu kriza e madhe e migrantëve, 205 herë.

"Është një rritje e konsiderueshme. Ne duhet t'i kuptojmë arsyet dhe t'i adresojmë ato urgjentisht," tha von Der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat