Shkrimtari malazez: Dritan Abazoviqi është etnikisht shqiptar, politikisht serb

Evropë

Shkrimtari malazez: Dritan Abazoviqi është etnikisht shqiptar, politikisht serb

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:41
Dritan Abazoviqi

Shkrimtari malazez Milorad Popoviq ka thënë se mandatarin për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi e ka zgjedhur patrarku i kishës serve Amfilohije dhe se Krivokapiq ka një mision të caktuar.

"Misioni i kësaj qeverie nuk është as të përmirësojë ekonominë, as të stabilizojë situatën politike, as të sjellë Malin e Zi më pranë BE-së. Në fakt, ajo ka detyra të ckatuara shtëpie për të ndryshuar thelbin, kuptimin, karakterin e shtetit dhe komunitetit shoqëror në Mal të Zi sipas modelit të dy shteteve serbe. Detyra e Krivokapiqit, gjë që mund të shihet edhe nga përbërja e Qeverisë, është të bëjë detyrat e shtëpisë në mënyrë që të kthejë Malin e Zi në kufijtë e botës serbe", ka thënë Popoviq për televizionin Antena M.

Popoviq mendon se askush nuk ka pritje të mëdha nga qeveria e re. Thotë se ideja është të ndryshojë thellësinë e kuadrit të qeverisë së mëparshme, të hyjnë kuadra të SNP-së, DF-së, për të përgatitur regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që të bëhet inxhiniering etnik dhe kombëtar.

Kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik, unë mendoj se interesi i këtyre qendrave është "sa më keq, aq më mirë".

"Për të provuar atë që kanë thënë, se Mali i Zi nuk mund të mbijetojë ekonomikisht i vetëm. Është një plan i errët i vazhdueshëm që arriti sukses pas disa përpjekjesh, këtë herë në një mënyrë më inteligjente sesa në vitin 2016. Është e sigurt se kjo dinamikë do të sjellë paqëndrueshmëri dhe pasiguri të madhe", tha Popoviq.

I pyetur nëse ka dëshirë dhe potencial që faktorët politikë, me origjinë sovrane, për të parandaluar këtë skenar të errët në qeverinë e re, Popoviq u përgjigj:

"Unë mendoj se URA është një parti e çastit, një parti sezonale. Sot, URA ekskluzivisht shërben për të ruajtur dhe drejtuar politikën e Serbisë së Madhe për të përfunduar punën e saj. Në momentin që mbarojnë, ata nuk do të kenë më nevojë për të. Abazoviqi dhe Rakçeviqi tani janë në të njëjtën punë. "Nëse do të flas personalisht, unë mendoj se një njeri që dikur kishte një farë integriteti, nuk mund ta humbasë plotësisht atë", tha Popoviq, duke iu referuar Rakçeviqit.

Për Dritan Abazoviqin, Popoviq thotë se ai është një oskimoron:

"Qindra personazhe të tillë kanë kaluar nëpër Ballkan në tridhjetë vitet e fundit. Ai është një oksimoron interesant. Ai është serb politik, shqiptar etnik. Mirëpo, ai nesër mund të jetë një shqiptar i madh politikisht. Këta janë njerëz që njihen dhe zgjidhen për shkak të cilësive të tilla", beson shkrimtari Popoviq, duke deklaruar se të paktën dy të tretat e votuesve të tyre nuk votuan për këtë ideologji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat