Eurostati: Për çfarë shpenzojnë më shumë familjet në BE?

Evropë

Eurostati: Për çfarë shpenzojnë më shumë familjet në BE?

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Kalkulimi (Ilistrim)

Në vitin 2019, pothuajse një e katërta (23.5 përqind) e shpenzimeve të konsumit të familjeve në Bashkimin Evropian janë përqendruar në pagesën e faturave për strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera.

Sipas të dhënave të Eurostatit, qytetarët e BE-së shpenzojnë dukshëm më shumë në këta artikuj sesa në transport (rreth 13 përqind), ushqim dhe pije freskuese (13 përqind), por edhe më shumë se në restorante dhe hotele, si dhe rekreacion dhe kulturë (të dyja rreth nëntë përqind). )

Familjet kanë nivele të ndryshme të konsumit në varësi të nivelit të të ardhurave, zakoneve kulturore ose zonës gjeografike.

Shpenzimet e mbetura të familjeve kanë të bëjnë me mbilimin e shpenzimeve të mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake (5.5 përqind), veshjeve dhe këpucëve (4.6 përqind), shërbimeve shëndetësore (4.4 përqind), alkoolit, duhanit dhe narkotikëve (katër përqind), për komunikime (2.4 përqind), arsimin (0.9 përqind) dhe të tjera (rreth 11 përqind).

Së bashku, këto zëra përfaqësojnë rreth një të tretën (33 përqind) të shpenzimeve totale në vitn 2019, sipas të dhënave të Eurostat-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat