Gjykatësi i Speciales shpërblehet me një çmim në Gjermani

Evropë

Gjykatësi i Speciales shpërblehet me një çmim në Gjermani

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Kai Ambos

Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykatësi, Kai Ambos është shpërblyer me një çmim nga shteti federal i Saksonisë së Ulët (Niedersachsen) i Gjermanisë.

Çmimi, i është dhënë për kontribut shkencor në drejtësinë ndërkombëtare si profesor në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen).

“Gjykatësit Kai Ambos, i cili është në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, iu dha një çmim i njohur nga shteti federal i Saksonisë së Ulët (Niedersachsen) i Gjermanisë, për kontributin e tij shkencor në drejtësinë ndërkombëtare dhe penale si profesor në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen)”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Më tej, sipas njoftimit, kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova e ka përgëzuar gjykatësin Ambos për këtë vlerësim “më se të merituar, për kontributet e tij në lëmin e drejtësisë penale ndërkombëtare”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat