Forcat azere pas 28 vjetësh futen në distriktin Lachin të dorëzuar nga Armenia

Evropë

Forcat azere pas 28 vjetësh futen në distriktin Lachin të dorëzuar nga Armenia

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Ushtria e Azerbajxhanit ka hyrë në rajonin Lachin pas 28 vjetëve të pushtimit armen, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij shteti.

“Sipas deklaratës trepalëshe të nënshkruar nga presidentët e Republikës së Azerbajxhanit, Federatës Ruse dhe kryeministrit të Republikës së Armenisë, njësitet e Ushtrisë së Azerbajxhanit hynë në rajonin Lachin më 1 dhjetor”, thuhet në deklaratë.

Marrëdhëniet mes dy ish-republikave socialiste kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene e pushtoi Nagorno-Karabakun, territor që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone tjera azere përreth tij.

Kur luftimet shpërthyen më 27 shtator,  palët e fajësuan njëra-tjetrën për nisje të konfliktit dhe disa civilë u vranë.

Më 10 nëntor, palët nënshkruan një marrëveshje me ndërmjetësimin e Rusisë. Kështu, luftimet morën fund, ndërsa pritet të ketë negociata për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Marrëveshja e armëpushimit është vlerësuar si fitore nga Azerbajxhani dhe si humbje nga Armenia, shkruan Anadolu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat