Rregullat për festat/ Itali, vendi mbetet i mbyllur

Evropë

Rregullat për festat/ Itali, vendi mbetet i mbyllur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Hotelet në zonat malore do të jenë të mbyllur gjatë periudhës së festave të fundvitit dhe do të ketë karantinë për kë vendos që këto festa ti kalojë jashtë Iitalisë.

Qeveria, për të luftuar emergjencën covid zgjedh të blindojë Italinë. Ministrat e shëndetësisë dhe të rajoneve do t’ia detajojnë planet guvernatorëve të rajoneve ditët në vijim. Sipas planit, impiantet e skive do të jenë të mbyllur. Nuk do të ketë lëvizje mes rajoneve dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar.

Do të mund të lëvizin vetëm ata që shkojnë në shtëpitë ku janë rezidentë ose ku ka adresën.

Mbetet ndërkohë në dyshim nëse do të bëhen disa lëshime për të moshuarit e vetmuar, bashkëshortët, bashkëjetuesit etj. Qeveria ndërkohë po punon me rajonet për të zbutur sadopak humbjet e sektorit të hotelerisë. Ky i fundit kishte kërkuar më herët hapjen e impianteve të skive për klientët në hotele apo pronarët në shtëpitë e tyre të dyta por qeveria këmbënguli për të kundërtën. Në dekretin e ri të kontes do të thuhet shprehimisht se zhvendosjet nga një rajon në tjetrin do të jenë të ndaluara duke filluar nga 20 dhjetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat