Putini po vdes? Rusia po e fsheh sëmundjen e tij serioze

Evropë

Putini po vdes? Rusia po e fsheh sëmundjen e tij serioze

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Vladimir Putin

Për javë të tëra në Moskë po qarkullojnë zëra se presidenti rus, Vladimir Putin, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se Putini është i sëmurë rëndë nga Parkinsoni ose kanceri, apo edhe nga të dyja sëmundjet.

Madje thuhet se Putini do të njoftojë dorëheqjen në fillim të janarit.

Thashethemet për sëmundjen e liderit rus janë bërë më të mëdha kur ai nuk mori pjesë në "Night Hockey League" një javë më parë, ngjarje të cilën s’e kishte humbur asnjëherë.

Putini thuhet se ka insistimin e familjes që të jaepë dorëheqjen sa më parë. Ai ka vuajtur nga dëmtimi i rruazave…, sindroma e Asperger dhe kanceri i pankreasit në të kaluarën.

Megjithatë, Kremlini zyrtar vazhdon të heshtë përballë situatës.

Më 17 dhjetor pritet të zbardhen më shumë detaje për shëndetin e Putinit.

Kjo pasi që në këtë datë zhvillohet konferenca e madhe vjetore e shtypit me qindra përfaqësues të mediave dhe ku zakonisht Putini i drejtohet popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat