Macron: Masa parandaluese për udhëtimet në vendpushimet e huaja dimërore

Evropë

Macron: Masa parandaluese për udhëtimet në vendpushimet e huaja dimërore

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Ilustrim

Franca do të zbatojë masa për të shkurajuar banorët të udhëtojnë në vendpushimet e huaja të skive gjatë Krishtlindjes, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, njoftoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Po, ne do të kemi masa kufizuese dhe parandaluese”, theksoi ai pas një takimi me kryeministrin belg Alexander de Croo, në Paris, duke shtuar se masat do të koordinohen në ditët në vijim.

Macron bëri thirrje gjithashtu për koordinim europian në çështjen e hapjes së vendpushimeve të skive të kontinentit gjatë sezonit festiv.

Komentet e tij vijnë në mes të një grindjeje midis vendeve alpine të Europës në lidhje me mbylljen e vendpushimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nga turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat