Rekord ditor, mbi 30 000 raste dhe 190 viktima nga COVID-19

Evropë

Rekord ditor, mbi 30 000 raste dhe 190 viktima nga COVID-19

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Ilustrim

Turqia regjistroi sot 30 110 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet e reja simptomatike e ngritën numrin e përgjithshëm të pacientëve në 506 966.

Numri ditor i viktimave u rrit me 190, duke shkuar në 13 936 në total.

Në kujdes intensive mbeten të shtruar 5 303 pacientë.

“Ne nuk duhet të harrojmë që masat paraprake, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, shpëtojnë jetë”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter, duke nxitur publikun të ndjekë masat COVID-19 dhe të qëndrojë në shtëpi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat