Ministri i jashtëm i Serbisë me ambasadorin rus: Moska mbetet partneri strategjik i Serbisë

Evropë

Ministri i jashtëm i Serbisë me ambasadorin rus: Moska mbetet partneri strategjik i Serbisë

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Nikola Selakoviç ministri i jashtëm i Serbisë ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Beogras Aleksandar Bocan – Harçenko

Nikola Selakoviç ministri i jashtëm i Serbisë ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Beogras Aleksandar Bocan – Harçenko, ku janë trajtuar raportet bilaterale mes dy vendeve dhe u potencua se Moska mbetet partner strategjik për Serbinë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast si shërbimit për informim nga ministria e jashtme, Selakoviç ka theksuar se Serbia është e përcaktuar fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të raporteve me Rusinë që bazohen në partneritetin strategjik dhe gatishmërinë e dy palëve për thellimin e tyre në të gjitha fushat.

Selakoviç nënvizoi se Serbia është e kënaqur me intensitetin e takimeve në nivelin më të lartë dhe shprehu shpresën se në një kohë të afërme Beogradi do të ketë rastin të mirëpres presidentin e Rusisë Putin, që është mik i popullit serb.

Me këtë rast ministri Selakoviç pësëri shfrytëzoi rastin për të falënderuar Rusinë për ndihmën e pakursyer në përballjen me luftën kundër pandemisë së virusit Corona, sikurse edhe në mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në përpjekjet lidhur zgjidhjen në rrugë paqësore edhe mjete diplomatike të çështjes së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat