Shikojeni rrëfimin e njeriut që të ngrin gjakun: Po, unë jam ai që vrau 26 gra ...

Evropë

Shikojeni rrëfimin e njeriut që të ngrin gjakun: Po, unë jam ai që vrau 26 gra ...

Nga: B.S. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Maniaku nga Volga

Policia ruse ka arrestuar një burrë të dyshuar për grabitje dhe vrasje të më shumë se 26 grave të moshuara në qytete në të gjithë Rusinë qendrore midis viteve 2011 dhe 2012, raportojnë BBC dhe Guardian.

Bëhet fjalë për Radik Tagirovin, një agjustator 38-vjeçar, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje. Policia beson se ai është 'maniaku nga Vollga' i cili është i lidhur me krime dhe vrasje të shumta të kryera në rajone përgjatë lumit të famshëm rus.

Policia tha dje se i dyshuari po merret në hetim "gjatë të cilit është duke iu përgjigjur informacionev në lidhje me hetimin". Guardian njofton se Tagirov ka pranuar të gjitha krimet dhe videoja e rrëfimit të tij është postuar në YouTube.

- Çfarë bënit pasi hynit në banesat e tyre? - pyet hetuesja Tagirovin.

- I mbysja, - thotë ai në video.

- Pse i ngufatët?

- Sepse është vdekje e qetë dhe e shpejtë. Dhe pa dhimbje për to, mendoja. Më pak e dhimbshme - përgjigjet.

- Pse vrave?

- Reagova impulsivisht. Isha i uritur, atëherë jetoja në rrugë - thotë ai.

Zyra e Hetimit të Rusisë (SK), versioni i FBI-së atje, thotë në një kumtesë për media se arrestimi i Tagirit u pasua me një analizë mjeko-ligjore dhe biologjike që tregoi se të gjitha gratë ishin vrarë nga i njëjti person. Ata shtuan se "modeli i sjelljes së sulmuesit përkon me atë të të dyshuarit".

Tagirovi, i cili jeton në qytetin rus Kazan, ka kryer të gjitha vrasjet në mënyrë identike. Ai synonte gratë e moshuara që jetonin vetëm. Hynte në apartamentet e tyre duke pretenduar se ishte elektricist, hidraulik ose dikush nga mirëmbajtja e ndërtesës dhe më pas i mbyste. I vriste viktimat me duar të zhveshura, dhe në disa raste përdorte kabllo elektrik ose kordonë nga batanijet e tyre dhe përparëset e kuzhinës.

Shumica e viktimave ishin mbi 70 vjeç, banesat e tyre shpesh plaçkiteshin nga vrasësi, por ai nganjëherë i linte të paprekura gjërat me vlerë. Përdorte doreza dhe pastronte gjithnjë me kujdes vendin e krimit për ta bërë punën e hetuesve sa më të vështirë.

Një valë vrasjesh u regjistrua në një numër qytetesh ruse në vitet 2011 dhe 2012 duke përfshirë Kazanin, Samaran, Tolyattin, Izhevskin, Ufan dhe të tjerë. The Guardian thekson se ky vrasës serial ka pushuar që nga viti 2013, por një seri vrasjesh në rajon vazhdoi në vitin 2017, kështu që është e mundur që numri i saktë i viktimave të Tagirit të mos përcaktohet kurrë.

Policia njoftoi një shpërblim prej tre milion rublash për arrestimin e tij në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat